Tentuan të eliminonin Marius Hasallën, 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg për dy autorëte dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë Marius Hasallës.
Ngjarja u regjistrua më 30 mars 2023 në Lushnjë, ku gjatë atentatit, e plagosur mbeti vetëm halla e Marius Hasallës, Bajame Sejena, pasi ndodheshin në një automjet.
Gjykata shpalli fajtor Laert Hasalla dhe Mariglen Matjani për akuzën ‘Vrasja në rrethana cilësuese’ në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79, gërma ‘ë’, 25 dhe 22 të Kodit Penal dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Prokuroria thotë se tentativa e vrasjes ishte porositur nga Laert Hasalla. Ai pagoi Mariglen Matjanin, aktualisht i dënuar, që të vriste Marius Hasallën për gjakmarrje.
“Në përfundim të hetimit dhe gjykimit mbi procedimin penal nr. 150/2023, me të pandehur shtetasit L. H. dhe M.M. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Fier arriti të provojë se i pandehuri L.H., me qëllim për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij R.H., ka bashkëpunuar me të pandehurin M.M., të cilit i ka porositur eleminimin fizik të shtetasit M.H.
Në datë 30.03.2023, rreth orës 16.00, në vendin e quajtur “Pisha”, fshati Garunjë, Lushnjë, i pandehuri M.M., pasi është informuar mbi targën e automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi R.H.,ka siguruar armën e zjarrit e ka përgatitur vendin nga do shtinte, ka qëlluar njëmbëdhjetë herë në drejtim të këtij mjeti. Si pasojë e sulmit ka mbetur e plagosur shtetasja B.S., pasagjere në vendin e parë të mjetit. Shtetasi M.H., shënjestra e sulmit, ka kuptuar sulmin dhe ka shtuar shpejtësinë duke bërë të mundur largimin e mjetit, informoi sot prokuroria.









