Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEThashethemet mund të jenë të dobishme?!

Thashethemet mund të jenë të dobishme?!

Për vite me radhë, lajmet me thashetheme janë cilësuar si të pa vlera dhe banale që dëmtojnë reputacionin dhe besimin. Por, një studim i ri në Universitetin e Kalifornisë ka nxjerrë rezultate se thashethemet nxitëse mund të kenë efekte pozitive.

Ky studim gjen përfundimin gjithashtu se, thashethemet mund të jenë terapeutike.

Të jesh aktiv në lajmet me thashetheme nuk përmirëson ndjenjat negative apo frustrimet tona, por ato thjesht i bëjnë njerëzit të ndihen më mirë!
Thashethemet, po ashtu, duhet të inkurajohen sepse ndihmojnë në parandalimin e neglizhencës në punë dhe bëjnë më efikas mjedisin ku punohet, – ka thënë kërkuesja e studimit Dr. Bianca Beersma./Telegrafi/

Studiuesit kanë gjetur se nëntë deri në dhjetë biseda në ditë janë thashetheme. Por sipas kërkimit, këto thashetheme nuk janë domosdoshmërisht me qëllim të keq.
Duhet të kesh një informacion të bollshëm i cili duhet të mjaftojë për të bërë thashetheme. Dhe kjo ndodh sepse ne jemi bërë vartës të teknologjisë, të përdorimeve të websiteve, duke shpenzuar orë të tëra për të thashethemnuar edhe për miqtë tanë më të ngushtë.

Nuk po arrijmë të përdorim anët pozitive të teknologjisë, pasi i vetmi qëllim për të cilin e përdorim është dëshira për të dëgjuar sa më shumë për të tjerët, qoftë negativisht apo dhe pozitivisht gjë që ndodh më rrallë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME