Paradë e yjeve të futbollit në Paris, ku është organizuar ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Awards”. Shumë çmime për t’u rrëmbyer, me në qendër të vëmendjes titulli “Lojtari më i mirë i vitit” për të cilin Lionel Messi mundi Karim Benzema e Kylian Mbappé. Argjentinasi, kampion bote në Katar, ka marrë kështu trofeun, duke u bërë më i miri në botë edhe për FIFA-n.
“Është kënaqësi të jem këtu dhe që kam fituar – tha Pleshti -. Falënderoj shokët e skuadrës dhe trajnerin e Argjentinës. Kjo është një mirënjohje falë grupit. Falë Zotit, kam mundur të fitoj Kupën e Botës. Falënderoj familjen time dhe argjentinasit që kanë jetuar ashtu siç kemi jetuar ne Kupën e Botës. Një puthje për fëmijët e mi që po më shikojnë”.
Alexia Putellas “The Best FIFA – futbollistja më e mirë”
Çmimin “The Best FIFA – lojtarja më e mirë femër” e fitoi Alexia Putellas. Ylli i Barcelonës përsërit kështu suksesin e sezonit të kaluar.
Formacioni i Vitit për meshkuj
Top 11 The Best FIFA për meshkuj përbëhet nga: Courtois, Hakimi, Cancelo, Van Dijk, De Bruyne, Modric, Casemiro, Messi, Mbappé, Benzema, Haaland.
Formacioni i Vitit për femra
Top 11 The Best FIFA për femra përbëhet nga: Christiane Endler, Lucy Bronze, Maria Leon, Leah Williamson, Wendie Renard, Alexia Putellas, Keira Walsh, Lena Oberdof, Alex Morgan, Sam Kerr, Beth Mead.