Monday, July 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE “The Guardian”: Xhaka edhe 3 ndeshje për qenë kandidat për “Topin e...

 “The Guardian”: Xhaka edhe 3 ndeshje për qenë kandidat për “Topin e Artë”

Granit Xhaka i ka mahnitur të gjithë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë. Në ishull, kapiteni zviceran shihet edhe si kandidat për çmimin më të vlefshëm. Drejtues dhe dirigjent janë dy nga termat që vlejnë për Granit Xhakën. 31-vjeçari është thelbi i asaj që përfaqësuesja e Zvicrës po bën aktualisht në Gjermani. Italianët u eliminuan, anglezët janë në radhë. Në Angli janë të vetëdijshëm se çfarë i pret “Tre Luanët”.

“Xhaka është në qendër të ekipit me përvojë”, shkruan një tjetër gazetë “The Independent”.

“The Guardian” ka shkuar më tej duke shkruar: “Xhaka me tre ndeshje të mira është larg të qenurit një kandidat serioz për Topin e Artë”.

Sky e ka përmendur Xhakën edhe në lidhje me çmimin për futbollistin më të mirë të vitit.

31-vjeçari tashmë ka fituar dy tituj me Bayer Leverkusen, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Nëse Zvicra fiton tre ndeshjet e ardhshme, do të shpallet kampione e Evropës. Dhe në një rast të tillë organizatorët duhet të mendojnë seriozisht për nominimin e Xhakës.

Në “Euro 2024”, Xhaka ka pasur 319 prekje të topit deri më tani. Është i 13-ti në këtë listë. Ai është përpara Rodrit të Spanjës dhe Jude Bellingham të Anglisë.

“Nëse Anglia nuk përmirësohet ndjeshëm atëherë do të gjunjëzohet nga Zvicra”, kanë shkruar gazetarët e “The Sun”. Dhe “çelësi” mund të jetë Granit Xhaka.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME