
Pas disa orësh diskutimesh që zgjatën deri në orën 17:30 të kësaj të hëne, edhe në Bashkinë e Librazhdit është zbatuar kërkesa e Kryeministrit Edi Rama për dorëheqje në funksion të ristrukturimit të administratës vendore.
Në përfundim të mbledhjes, kanë dhënë dorëheqjen nënkryetarët e bashkisë, administratorët e njësive administrative si dhe të gjithë drejtorët e institucioneve që kishin të paktën dy vjet në detyrë.
Në Lushnje në kuadër të porosive të Kryeministrit paraqitën dorëheqjen 15 drejtorë dhe 13 Administratorë të Njësive Administrative.
Ky është konfirmimi zyrtar nga ana e zëdhënëses së shtypit pranë bashkisë Lushnje!
Burime informacioni nga Shkodra thonë se në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë institucionit të Bashkisë.
Doreheqje edhe ne Bashkine Malesi e Madhe pas urdherit te Rames.
Sipas burimeve, kane dhene doreheqje 5 administratoret e njesive administrative dhe 2 nenkryetaret e bashkise.
Edhe ne Bashkine Kelcyre jepet doreheqja e 3 administratoreve. Nenkryetaret ashtu si ne bashkine e Gjirokatres nuk do te levizin.
Ky zhvillim vjen si pjesë e një nisme më të gjerë për të sjellë frymë të re në drejtimin vendor dhe për të rritur efektivitetin e administratës publike në nivel lokal.
Ndërkohë, paraditen e sotme në këtë qark, dorëheqje masive u raportuan edhe në bashkinë e Elbasanit, ndërsa nuk ka njoftime zyrtare ende nga bashkitë Prrenjas, Gramsh, Cërrik, Belsh e Peqin.











