Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTTifozi futet në fushë dhe rreh me shkop portierin  (vidio)

Tifozi futet në fushë dhe rreh me shkop portierin  (vidio)

E pabesueshme dhe e turpshme ajo që ndodhi të dielën në Turqi gjatë ndeshjes së 1 Lig (kategoria e dytë turke) mes Goztepe dhe Altay.

Një tifoz i ekipit vendas pushtoi fushën, i armatosur me një shtizë flamuri. Ai sulmoi dhe goditi disa herë pas shpine portierin kundërshtar Ozan Ozenç. Vetëm më pas ai u bllokua nga lojtarët e tjerë dhe zyrtarët e fushës. Ndeshja, derbi i Izmirit, kishte trazira edhe më parë për shkak të përplasjeve që shpërthyen në tribunën e Gürsel Aksel Stadyumu.

Vërtet absurde ajo që ndodhi në Turqi gjatë derbit të Izmirit mes Goztepe dhe Altay. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 15 të kategorisë së dytë të futbollit turk. Rreth minutës së 20 të pjesës së parë, nga pjesa e tribunës së zënë nga tifozët vizitorë u hodhën fishekzjarre drejt tifozëve kundërshtarë. Fishekzjarret shkaktuan plagosjen e disa spektatorëve, mes tyre edhe dy fëmijë. Ndërhyrja e dy autoambulancave ka qenë e menjëhershme, duke hyrë direkt në fushë për të përshpejtuar operacionet e shpëtimit. E pikërisht në ato momente kur loja u ndërpre detyrimisht, një “tifoz” pushtoi fushën duke rrahur portierin.

RRAHJA E PORTIERIT ME SHKOPIN E FLAMURIT

Tifozi në fjalë shkuli një nga flamujt e këndit dhe u vërsul drejt portierit të Altay, Ozan Ozenç, duke e goditur vazhdimisht me shufër nga pas. Goditje shumë të forta me portierin që rrëzohet përtokë nga dhimbjet. Disa shokë të skuadrës dhe personeli i sigurimit të stadiumit nxituan në shpëtimin e Ozenç, duke e ndalur në tokë agresorin. Në mënyrë të pashmangshme, arbitri i kësaj ndeshje, Kargin, vendosi të pezullojë përfundimisht lojën. E i ktheu të gjithë në dhomat e zhveshjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME