TikTok ka njoftuar një modalitet të transmetimit të drejtpërdrejtë vetëm për të rriturit në platformën e tij.
Sipas tyre, modaliteti,do të ishte i dobishëm për “një rutinë komedi që është më e përshtatshme për njerëzit mbi moshën 18 vjeç” ose “një i ftuar mund të planifikojë të flasë pa problem për një përvojë të vështirë jete ”, shkruhej në njoftim.
TikTok shtoi se funksioni do të lançohet gjatë javëve të ardhshme. Pavarësisht këtij modaliteti të ri, platforma nuk ka gjasa të kalojë në më shumë përmbajtje për të rritur.Udhëzimet e kompanisë ndalojnë “lakuriqësinë, ose përmbajtjen seksualisht eksplicite” . E vetmja media që lejon një përmbajtje të tillë është Twitter.
Ndërsa TikTok moderon platformën e tij për të ndaluar përmbajtjen për të rritur , disa nga videot mbeten shumë të seksualizuara dhe herë pas here kompania nuk arrin të adresojë problemet. Një hetim i kohëve të fundit zbuloi se familjet siriane në kampe kanë kërkuar donacione nëpërmjet mjetit të transmetimit. Ata kanë marrë një pjesë të parave të dhëna, pavarësisht se kjo është kundër rregullave të saj. TikTok deklaroi se “lypja shfrytëzuese” nuk lejohej në platformë dhe mohoi se mori një pjesë të konsiderueshme të dhurimit .
Ne jemi të shqetësuar nga informacionet dhe pretendimet që na janë sjellë nga BBC. Kjo lloj përmbajtjeje nuk lejohet në platformën tonë. Do përpiqemi të forcojmë më tej politikat tona globale rreth lypjes shfrytëzuese.