LIFE STYLE

Timothée Chalamet shënon histori në Oscar

Timothée Chalamet ka marrë nominimin e tij të tretë për Oscar si Aktori më i Mirë për filmin “Marty Supreme”, duke hyrë në histori si aktori më i ri me tre nominime në këtë kategori.

Chalamet u nominua për herë të parë në vitin 2018 për interpretimin në “Call Me By Your Name”, ndërsa nominimin e dytë e mori në vitin 2025 për rolin e Bob Dylan-it në “A Complete Unknown”. Tashmë, me rolin e një lojtari profesionist ping-pongu përballë Gwyneth Paltrow në “Marty Supreme”, ai ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e tij.

Në ceremoninë e Oscar-it të vitit të kaluar, Chalamet humbi çmimin përballë Adrien Brody-t, i cili fitoi për rolin në “The Brutalist”. Duke folur për revistën Vogue në nëntor 2025, aktori pranoi se humbja në evente të tilla është zhgënjyese:

“Nëse janë pesë persona në një ceremoni dhe katër largohen pa fituar, mos mendoni se ata nuk po thonë me vete ‘dreq, nuk fituam?’”.

Ai shtoi se pavarësisht kritikave, është i vendosur të vazhdojë të japë maksimumin në çdo rol.

Chalamet ka folur edhe për momentin “ qesharak” të kthimit në shtëpi pa çmim, duke grisur fjalimin e përgatitur për fitoren. “I thua vetes: ‘Sa arrogant ke qenë që mendove se do ta përdorje këtë fjalim’”, tha ai me humor.

Megjithatë, ky sezon çmimesh ka qenë i suksesshëm për aktorin. Ai fitoi Critics Choice Award për Aktorin më të Mirë dhe gjithashtu u shpall fitues i Golden Globe për rolin në “Marty Supreme”. Më herët, ai ka qenë i nominuar në Critics Choice edhe për “Call Me By Your Name” dhe “A Complete Unknown”, si dhe për Aktorin dytësor më të Mirë në vitin 2019 për filmin “Beautiful Boy”.

Duke folur për projektin e tij më të fundit, Chalamet u shpreh për IndieWire se “Marty Supreme” është një film për ndjekjen e ëndrrës dhe se ai ka dhënë gjithçka për ta promovuar dhe sjellë para publikut në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në një video virale në TikTok, aktori deklaroi se ky është ndoshta interpretimi i tij më i mirë deri tani, duke theksuar disiplinën dhe etikën e punës që sjell në çdo projekt dhe dëshirën që kjo të mos merret si e mirëqenë.

Përveç Chalamet, në garën për Aktorin më të Mirë në Oscar 2026 janë gjithashtu: Michael B. Jordan për “Sinners”, Leonardo DiCaprio për “One Battle After Another”, Wagner Moura për “The Secret Agent” dhe.Ethan Hawke për “Blue Moon”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button