Reshje të shumta shiu kanë përfshirë vendin tonë që prej orëve të para të mëngjesit, duke krijuar kështu edhe problematikat e para.
Në Tiranë reshjet e shiut kanë nisur me intensitet që orët e para të mëngjesit.
Për pasojë disa rrugë janë të mbushura me ujë, ndërsa niveli Lanës është rritur në zonën e Pallatit me Shigjeta.