Kreu i Bashkisë së Bulqizës, socialisti Lefter Alla do të përballë me drejtësinë, dhe nuk do të jetë pjesë e garës së 14 Majit. Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se kryebashkiakët e akuzuar për korrupsion u kanë shpëtuar filtrave, si dhe kërkoi ndjesë
Nuk kam turp të kërkoj falje që një person nuk ka arritur të depërtojë në këto filtra, kemi ngritur një rrjet që edhe kur arrijnë ta depërtojnë. Kemi një legjislacion shumë të fortë, kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, të verifikohet a ka vullnet politik kjo parti që t’i identifikojë dhe t’i heqë nga vetja.
Unë e kam njohur shumë mirë kreun e bashkisë së Bulqizës, ka qenë i mirë, por këtë gjënë, ai zotëria duhet të përballet me drejtësinë. Në të gjitha demokracitë e konsoliduara ndodh kjo gjë. Para pak ditësh oficerët hynë në rezidencën e presidentit të Amerikës”,-tha Balla.