Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËTjetër kryebashkiak i PS-së në burg, Balla kërkon ndjesë

Tjetër kryebashkiak i PS-së në burg, Balla kërkon ndjesë

Kreu i Bashkisë së Bulqizës, socialisti Lefter Alla do të përballë me drejtësinë, dhe nuk do të jetë pjesë e garës së 14 Majit. Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se kryebashkiakët e akuzuar për korrupsion u kanë shpëtuar filtrave, si dhe kërkoi ndjesë

Nuk kam turp të kërkoj falje që një person nuk ka arritur të depërtojë në këto filtra, kemi ngritur një rrjet që edhe kur arrijnë ta depërtojnë. Kemi një legjislacion shumë të fortë, kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, të verifikohet a ka vullnet politik kjo parti që t’i identifikojë dhe t’i heqë nga vetja.

Unë e kam njohur shumë mirë kreun e bashkisë së Bulqizës, ka qenë i mirë, por këtë gjënë, ai zotëria duhet të përballet me drejtësinë. Në të gjitha demokracitë e konsoliduara ndodh kjo gjë. Para pak ditësh oficerët hynë në rezidencën e presidentit të Amerikës”,-tha Balla.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME