Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasësi i Ari Papës në Greqi fshihet në Shqipëri

Vrasësi i Ari Papës në Greqi fshihet në Shqipëri

Një taksist shqiptar që përdorte 3 mbiemra dhe 4 emra të ndryshëm, një ndihmës-banakier grek dhe një ekzekutor me një “pistoletë” të sjellë nga Tirana janë personat që qëndrojnë pas vrαsjes së një të riu shqiptar në maj 2021. Bëhet fjalë për eliminimin e shqiptarit Ari Papa që u vrα në mesditë në një kafene në Sepolia.

Oficerët e hetimit të vrasjeve të Atikës kanë arritur të identifikojnë dhe të vënë në pranga taksistin shqiptar që përdorte një Skoda Octavia dhe bashkëpunëtorin e tij grek. Autoritetet helene janë vënë në kontakt me ato shqiptare pasi dyshojnë se ekzekutori fshihet në vendin tonë. Mediat greke raportojnë se ajo që dihet është se autori është një i ri.

Motiv i ekzekutimit gjakftohtë të shqiptarit duket se janë bërë konfliktet për trafikun e drogës. Por ka edhe një teori se taksisti shqiptar kërkonte t’i mbyllte një herë e përgjithsmonë gojën Papës pasi dyshonte se ai ishte informartor i policisë. Vrasja e 32-vjeçarit ndodhi pasditen e 30 majit 2021 në ambientet e jashtme të një lokali.

Një person i maskuar iu afrua në këmbë 32-vjeçarit, i cili ndodhej jashtë një kafeneje dhe e ka qëlluar për vdekje një armë zjarri. Më pas, ai është arratisur duke përdorur dhe ndërruar disa taksi, të cilat drejtoheshin nga bashkëpunëtorët e tij. Për zbardhjen e çështjes janë shfrytëzuar informacione, vlerësime dhe analiza nga të cilat janë identifikuar autorët.

Taksisti shqiptar me 4 emra të ndryshëm është i lindur në vitin 1974 ose 1977. Ai është dënuar në të kaluarën për trafik njerëzish. Edhe ndihmës-banakieri, një 56- vjeçar grek ka të shkuar kriminale për falsifikim të çeqeve. Taksisti shqiptar kishte marrë përsipër planifikimin dhe koordinimin e arratisjes së autorit nga vendi i krimit. Pas vrasjes ai ishte kujdesur për fshehjen e armës që u përdor në krim. Operacioni për kapjen e tyre u bë të enjten e 15 marsit. Mediat greke thonë se vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME