Monday, November 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËTjetër skandal i qeverisë Rama

Tjetër skandal i qeverisë Rama

Nga Petrit Vasili – Qeveria kompeson tenderat, ndersa ul ndihmen ekonomike per shtresat ne nevoje!

Qeveria ka miratuar Projektligj per te te kompensuar tenderat qe ka bere me sebepin e rritjes se cmimeve.

Ky kompensim, qe qeveria do t’ju beje tenderave shkon nga 5 – 30%.

Nderkohe te gjithe prisnin, qe ndihma ekonomike te rritej per familjet ne nevoje.

Ka ndodhur e kunderta ndihma ekonomike eshte ulur pikerisht ne kete vit shume te veshtire dhe me çmime shume te rritura si asnje here me pare.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, pagesa e ndihmës ekonomike shënoi rënie vjetore me 2% gjatë janar-maj 2022.

Në të dhënat fiskale të qeverisë raportohet se në 5 mujor në zërin “Ndihmë Ekonomike” u shpenzuan 9,4 miliardë nga 9.7 miliardë lekë që u dhanë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën përmbyllëse të misionit në vendin tonë, tha se, “Buxheti i vitit 2022 (siҫ u rishikua në mars) ka hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë”.

Mendon pra Qeveria per tenderat e fituara me 99% te cmimit dhe me procedura klienteliste mizerabel dhe ben te kunderten duke i ulur ndihmen ekonomike shtreses me te varfer te popullsise.

Faktet flasin vete.

Eshte pak ta quash nje qeverisje çnjerezore qeverine e Edi Rames.

Pres tani te degjoj genjeshtrat justifikuese idiote te ministrave dhe ministreshave si dhe korin e marrë te deputeteve rilindas qe do na bindin se te varferit eshte me mire te ndihmohen me pak ne kohe krize.

Pres te degjoj me ne fund dhe hungerimat prej shkollepaku me sy te zgurdulluar te Edi Rames, qe do te shpjegoje sise fajin per uljen e ndihmes per te varferit nga qeveria e ka opozita

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME