AKTUALITET

Toka nën ujë, sera të përmbytura dhe asnjë verifikim në terren

Pas rikthimit të lumit Seman në shtratin e tij, pasojat në terren janë të rënda dhe të dukshme. Sipërfaqe të tëra toke bujqësore, të mbjella me grurë, elb dhe kultura foragjere, të cilat përbëjnë bazën kryesore ushqimore për blegtorinë, janë shkatërruar nga përmbytjet.

Argjinaturat në disa segmente kanë vrima të hapura nga dhelprat, si pasojë e të cilave në zonat më të ulëta dhe më pranë lumit, uji ka depërtuar, duke përmbytur sera dhe parcela të mbjella.

Banorë dhe fermerë thonë se përmbytje të tilla kishin vite pa i parë, dëmet janë të mëdha. Më shumë dëme ka në fusha të mbjella dhe shumë pak në sera.

Fermerët shprehen të revoltuar për mungesën e reagimit institucional.

Sipas tyre, grupet e kontrollit dhe verifikimit të dëmeve nuk kanë dalë në terren për të konstatuar situatën reale, ndërsa kryetarja e bashkisë është mjaftuar duke i thirrur fermerët në zyrë, ku i ka pyetur në mënyrë verbale për dëmet e pësuara.

Banorët theksojnë se pa verifikim në vendngjarje, dëmet reale rrezikojnë të mos pasqyrohen dhe për pasojë të mos dëmshpërblehen, duke i lënë fermerët dhe blegtorët të përballen të vetëm me pasojat ekonomike të kësaj fatkeqësie natyrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button