Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka shpallur zi kombëtare, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë festimeve të Halloween në kryeqytetin e vendit, Seul.
“Kjo është vërtet tragjike”, tha Yoon në një deklaratë, disa orë pasi rreth 153 njerëz mbetën të vdekur në lagjen Itaeëon të Seulit.
Ndërkohë të afërmit e të lënduarve janë drejtuar në spitalet e qytetit duke kërkuar anëtarët e familjes së tyre të zhdukur.
Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se shumica e viktimave ishin gra dhe të rinj rreth të 20-tave dhe përfshinin qytetarë nga Irani, Uzbekistani, Kina dhe Norvegjia.
Ngjarja e rëndë ndodhi në festimet e para të Halloween në Seul në tre vjet, pasi vendi hoqi kufizimet e COVID-19 dhe distancimin shoqëror.
Dhjetëra mijëra pjesëmarrës në festë, të veshur me maska dhe kostume të Halloween, thuhet se kishin shkuar në Itaeëon për festën.
“Kishte kaq shumë njerëz që po shtyheshin dhe unë ngeca në turmë dhe nuk munda të dilja në fillim, më duket sikur një aksident do të ndodhte”, tha 30-vjeçari Jeon Ga-eul për agjencinë e lajmeve AFP.