Lionel Messi duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë nën drejtimin e Christophe Galtier. Pasi shënoi 4 gola në ndeshjet miqësore, ai gjeti dy herë golin në duelin e parë të kampionatit. Gjatë një konference për shtyp përpara ndeshjes së Montpellier-it, Galtier komentoi faktin që stërvit argjentinasin.
“Nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse kur një futbollist ka kaq shumë rekorde, kaq shumë trofe, kaq shumë ndeshje të jashtëzakonshme, është e qartë se ai është një super profesionist.
Leo e ka konfirmuar këtë që në ditën e parë të përgatitjeve, ai nuk mungon në ndeshjet stërvitore, është buzëqeshur, lidhet me shokët e tij dhe i frymëzon ata. Më pëlqen çdo minutë kur Leo është në fushë. Është një shembull i shkëlqyer për ekipin.
Leo ka fituar gjithçka, i mungon vetëm Kupa e Botës, por në nivel klubesh ai ka gjithçka. Ka çmime individuale, por nuk lodhet duke fituar. Ekipi e do atë dhe ai frymëzon shokët e tij të skuadrës”, deklaroi Galtier.