Tritan Shehu: Rama përze mjekët shqiptarë dhe kërkon mjekë të huaj!

Duke iu referuar deklaratës që kryeministri Rama bëri sot për mjekët, deputeti i PD-së Tritan Shehu denoncoi politikat qeverisëse që po dëbojnë profesionistët shqiptarë drejt vendeve të tjera, ndërsa flitet për sjelljen e mjekëve të huaj .
Reagimi
Çdo vit largohen nga Shqipëria rreth 180 mjekë. Shumë, shumë pak kthehen më tej… Marja peng e diplomës u bë shkak i rënies së kërkesave e cilësisë për studim në mjekësi pranë UMT. Arbitrariteti sjell vetëm pasoja negative!
Ndërkaq, në Europë e më gjerë ka me qindra mjekë shqiptarë, që specializohen apo punojnë me nivel të lartë profesional. Ky duhet të jetë “targeti” ynë për të rikthyer në vend, qoftë dhe një pjesë të tyre.
Janë shumë e shumë të larguar nga zhgënjimi këtu apo nga aspirata për nivele të larta profesionale, pak rëndësi ka kjo. Por nuk kthehen sepse ajo që u ofron Rama është larg pritshmërive të tyre, pavarësisht nostalgjisë e dashurisë për vendin, familjet… Nuk u ofron asgjë reale, vetëm propagandë bajate! Ai veçse i largon, si shqiptarët në terrësi!
Dhe dje në QSUT deklaron se do sjellë mjekë të huaj!! Absurditete e paaftësi për t’u orientuar për mundësitë e nevojat reale të sistemit tonë! Apo dashakeqësi për të zbrazur Shqipërinë!?









