Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Tiranë, ku mësohet se një mjeti në ecje i është vënë eksploziv. Policia ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin. Mjeti është hedhur në erë me një sasi lënde eksplozive teksa ishte duke lëvizur në aksin Elbasan-Tiranë, në hyrje të kryeqytetit.
Drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj banor i Beratit ka ndërruar jetë.
“Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se: Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.