300 mijë njerëz dolën në një marshim nëpër Londër, duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.
Më shumë se 100 protestues kryesisht nga grupe të ekstremit të djathtë u arrestuan pasi u përleshën me policinë dhe hodhën gurë e granata. Nëntë prej tyre mbetën të plagosur. Demostruesit mbanin në duar slogane, si dhe flamuj palestinezë në duar.
Kryeministri britanik Rishi Sunak dënoi dhunën ndaj forcave të armatosura dhe disa prej institucioneve. Tensionet janë rritur gjatë javëve të fundit pasi ministrja e Brendshme Suella Braverman i quajti ato “marshime urrejtjeje” të udhëhequra nga “turma”.