Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMETuna thumbon Patrisin

Tuna thumbon Patrisin

Patrisi dhe Tuna nuk janë më bashkë dhe kjo gjë dihet. Mirëpo, së fundmi Tuna ka lëshuar një deklaratë mjaft thumbuese për ish-partnerin e saj.

Këngëtarja këtë periudhë po e kalon në spital me fëmijët e saj dhe Patrisi nuk është aty për fëmijët e tij.

”Baba që bën hiking teksa fëmijët e tij janë të shtruar në spital”, shkruhet në postimin e publikuar nga këngëtarja.

Si e komentoni reagimin e Tunës?

Vetëm lajmi se Tuna dhe Cozman do të bashkëpunonin sërish pas kaq shumë vitesh bëri bujë të madhe. Burime për “Prive” bënë me dije më herët se Tuna dhe Cozman janë në diskutime për të sjellë një duet së bashku.

“Tuna dhe Cozman, pjesën personale nuk e kanë në mes. Ata janë pajtuar prej kohësh që të bashkojnë forcat, megjithatë puna ende nuk ka nisur”- thuhet më tej nga emisioni.

Në lidhje me këtë së fundmi reagoi Tuna.

Krahas një fotoje të publikuar në Instagramin e saj, këngëtarja shkruan: A kanë ujë ato burime(të shoqëruar me disa emoji duke qeshur).

“Njerëzit ndahen, bashkohen, ndahen, bashkohen prapë…, jeta vazhdon”, kështu shprehej Tuna disa vite më parë gjatë një intervistë të zhvilluar pas ndarjes së bujshme me Cozman.

Përveç historisë së tyre shumë të komentuar të dashurisë, që mori fund disa vite më parë, dyshja sollën disa hite për publikun vite më parë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME