Zbardhen detaje të reja nga laboratori i kokainës që u zbulua këtë të enjte në fshatin Frakull i Madh në Fier.
Kokaina përpunohej në një shtëpi e cila rezulton e ish-kryetarit të komunës, Viktor Çernavaku
Zyrtari i PS mësohet se nuk banonte në këtë shtëpi.
Syri.net ka mësuar se Çernavaku është i punësuar në shtet dhe jeton në Tiranë.
Ai është i punësuar te Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe mban detyrën e drejtorit të administratës.
Reagimi i tij i parë për mediat ka qenë mohues për akuzat e ngritura nga policia dhe prokuroria.
Viktor Çernavaku ka thënë se nuk jeton në shtëpinë e vjetër në Frakull dhe nuk e di se çfarë ndodh te shtëpia e tij.