Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETU gjet laborator droge në shtëpinë e tij, Viktor Çervanaku punon drejtor...

U gjet laborator droge në shtëpinë e tij, Viktor Çervanaku punon drejtor te OST

Zbardhen detaje të reja nga laboratori i kokainës që u zbulua këtë të enjte në fshatin Frakull i Madh në Fier. 

Kokaina përpunohej në një shtëpi e cila rezulton e ish-kryetarit të komunës, Viktor Çernavaku

Zyrtari i PS mësohet se nuk banonte në këtë shtëpi. 

Syri.net ka mësuar se Çernavaku është i punësuar në shtet dhe jeton në Tiranë. 

Ai është i punësuar te Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe mban detyrën e drejtorit të administratës. 

Image

Reagimi i tij i parë për mediat ka qenë mohues për akuzat e ngritura nga policia dhe prokuroria. 

Viktor Çernavaku ka thënë se nuk jeton në shtëpinë e vjetër në Frakull dhe nuk e di se çfarë ndodh te shtëpia e tij.  

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME