Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETU sulmuan nga rusët, ja gjendja e dy oficerëve shqiptarë

U sulmuan nga rusët, ja gjendja e dy oficerëve shqiptarë

Dy ushtarakët shqiptarë me shërbim në uzinën e armëve në Gramsh, gëzojnë shëndet të mirë. 

Ata u sulmuan sot nga 3 agresorë rusë, të cilët përdorën spraj paralizues ndaj tyre, duke iu shkaktuar djegie në pjesën e fytyrës. 

Pas trajtimit që kanë marrë në spitalin e Traumës, siç duket edhe në foto, dy ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin, 23 vjeç janë dy rusët e arrestuar nga policia për ngjarjen. Ndërsa nuk është identifikuar personi i tretë.

Këtë mbrëmje ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek tre personat të cilët kanë tentuar të hyjnë në uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar. 

Në momentin që janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur spraj dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë. 

Pasi janw ndaluar nga policia, rusëve u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës. Rusët kanë mbërritur në Shqipëri disa ditë më parë përmes Malit të Zi dhe dyshohet se veprimtaria e tyre ka qenë ajo e spiunazhit. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME