Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAUÇK çon në këmbë Kosovën, qytetarët mbushin sheshet e Prishtinës

UÇK çon në këmbë Kosovën, qytetarët mbushin sheshet e Prishtinës

Sheshet e Prishtinës janë mbushur me numër të madh të qytetarëve nga e gjithë Kosova për të marshuar për drejtësi.

Marshit po i prijnë familjarët e ish-krerëve të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë. Si bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi me djalë, bashkëshortja e ish-kreut të Kuvendit Veseli me vajzë etj.

Si kurrë më parë, Prishtina është mbushur nga qytetarët në marshin për drejtësi.

Aty vazhdimisht po brohoritin qytetarët emrat e ish-liderëve që po mbahen në Hagë.


Që nga mëngjesi, shumë autobusë janë nisur nga qytete tjera për të ardhur në kryeqytet për të marrë pjesë në këtë marsh.
Kujtojmë që Marshi i Drejtësisë po mbahet një ditë para nisjes së gjykimit kundër ish-krerëve lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME