KRYESORETECH

Urdhëri/ Nga nesër Shqipëria pa TikTok. Luani sot dhe nesër ngrohuni në diell

Sot është afati i fundit që qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të kenë akses në aplikacionin TikTok.

Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e aplikacionit për një periudhë 1-vjeçare, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e aksesit në TikTok në Shqipëri.

Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofruesve të shërbimeve të internetit), AKEP ka kërkuar që të bllokojnë aksesin në TikTok më 13 mars.

Kjo masë është marrë pas një urdhri nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button