Nga Hazbi Dida – Me rastin e 16 – Vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, organizata e “VATRËS” ka vendosur të organizoj një aktivitet festiv për gjithë komunitetin tonë shqipëtar në SHBA, veçanërisht ato që jetojnë në New York.
Nderim i madh do të jet edhe nga shqipëtaret e diasporës që jetojnë jashtë New Yorkut dhe kanë vendosur ti bashkohen aktivitetit tonë, dhjetra shqipëtar tashmë e kanë konfirmuar prej ditësh pjesmarrjen e tyre nga qytete si: Bostoni, New Jersey, Philadelphia e tjerë.
Ju kujtojmë se ky aktivitet është i përvitshëm dhe ka për qëllim ti bashkoj të gjithë shqipëtaret e trojeve tona nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mal i Zi që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmbushur kështu misionin e madh të Nolit, Konicës dhe idealistëve të tjerë kombetar.