SPORT
Uzuni – trajnerit të Granadës: Mos dyshoni, derisa të dëgjohet pala tjetër
Myrto Uzuni ka refuzuar të stërvitet me skuadrën pasi kërkon rritje page, ndërkohë që në horizont qëndron një ofertë e FC Austin (klub i MLS).
Trajneri i ekipit ku aktivizohet Uzuni, në një intervistë, u shpreh se sulmuesi shqiptar nuk dëshiron të stërvitet. Nuk ka munguar një reagim nga Uzuni, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Si një kapiten i këtij ekipi, njerëzit që më njohin, nuk duhet të dyshojnë kurrë për dashurinë që ndjej për këtë ekip dhe për këtë qytet derisa të dëgjojnë palën tjetër. Përgjithmonë Granada ime”, shkruan Uzuni.