Data e fillimit për kampionatin italian ka sjellë shumë polemika. Momentalisht është caktuar 13 gushti, por duke parë situatën që po kalon vendi me temperaturat e larta, klubet kanë dalë kundër.
Sipas tyre lojtarët nuk mund të japin më të mirën e tyre pa marrë parasysh dhe rreziqet e shëndetit. Por diçka të tillë e ka mohuar kategorikisht, Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, i cili është i bindur se kampionati do të fillojë normalisht.
Paçka presionit për bojkot nga Liga e Futbollit, sipas tij koha nuk premton për ta shtyrë datën në një moment të dytë. Aktualisht temperaturat në Itali arrijnë deri në 40 gradë celsius.