Sunday, November 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËModelja shqiptare merr letër nga Joe Biden

Modelja shqiptare merr letër nga Joe Biden

Kush do ta mendonte që njeri më i rëndësishëm i SHBA-së, presidenti Joe Biden do ti kthente një letër falënderimi një shqiptari. Kjo ka ndodhur me modelen nga Kosova Hana Noka. Është vetë modelja e ka bërë të ditur se i kishte shkruar një letër më parë Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Biden, duke e falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën.

Në letrën që ajo ka publikuar, Presidenti Biden e falënderonte shqiptaro-amerikanen për idetë dhe gjërat që ajo i kishte ndarë në letrën e nisur drejt tij, duke shtuar se gjërat e tilla janë një inspirim për të.

“Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit tjetër të madh të tregimit amerikan. Ne kemi nevojë për ju, për guximin dhe përkushtimin në këtë kohë kritike dhe ne duhet ta kemi këtë moment së bashku si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara”, thuhet në letrën që ajo ka marrë.

Vetë Noka ka thënë se është shumë e lumtur që e ka marrë këtë letër nga Biden. “I shkrova si një shqiptare/amerikane për të shprehur sa mirënjohëse jam për gjithë mbështetjen e tij për atdheun tim Kosovën që nga viti 1999! E informova edhe për projektet e mia dhe përkushtimin tim për të kthyer kontributin tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi po përballemi me një kohë shumë sfiduese, por së bashku jemi më të fortë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME