Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTVapa/ Klubet kundërshtojnë datën e nisjes së Serie A

Vapa/ Klubet kundërshtojnë datën e nisjes së Serie A

Data e fillimit për kampionatin italian ka sjellë shumë polemika. Momentalisht është caktuar 13 gushti, por duke parë situatën që po kalon vendi me temperaturat e larta, klubet kanë dalë kundër.

Sipas tyre lojtarët nuk mund të japin më të mirën e tyre pa marrë parasysh dhe rreziqet e shëndetit. Por diçka të tillë e ka mohuar kategorikisht, Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, i cili është i bindur se kampionati do të fillojë normalisht.

Paçka presionit për bojkot nga Liga e Futbollit, sipas tij koha nuk premton për ta shtyrë datën në një moment të dytë. Aktualisht temperaturat në Itali arrijnë deri në 40 gradë celsius.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME