Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, deklaroi sot gjatë një denoncimi publik në krah të kryetarit Ilir Meta çmimet abuzive të naftës në Shqipëri, krahasuar me ato që janë ulur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare.
“Vjedhje mafioze e organizuar nga Qeveria, – tha Vasili. – Pa dashur të vazhdoj me argumente të tjera, po fokusohem vetëm në dy. Keni një grafik ku kuptoni që niveli në bursa është më i ulët se përpara luftës.
Të gjithë e kuptojnë më së miri se vjedhja, një vjedhje mafioze e organizuar, mban një çmim të tillë. Me të njëjtat nivele në bursa, kemi pasur një çmim 170 lekë për litër.
Për t’i thënë ndal dhe për t’i dhënë zgjidhje, në muajin mars, projektligji është dërguar në Kuvend. Në emër të Partisë së Lirisë, në funksion të këtij organizimi, nuk është marrë në diskutim. Ata mund ta marrin, ta rrëzojnë se kanë votat edhe komandën e mafies në parlament. Kaq i fortë është ndikimi i mafies sa as për diskutim nuk e kanë lejuar.
Ndërhyrje te taksat ka bërë Maqedonia, deri në SHBA, pra mekanizmi për këtë çështje ka vetëm dy rrugë: Shkrirjen e menjëhershme të bordit mafioz të Rrjepjes dhe e dyta ndërhyrje të menjëhershme tek taksat
Insturmentet për të marrë naftë me çmimin normal i kanë të gjitha në dorë, po këta duan të grabisin e vjedhin që të paguajnë dhe inceneratorët.”