Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVasili: PL e nis sesionin e ri të kuvendit me projektligjin për...

Vasili: PL e nis sesionin e ri të kuvendit me projektligjin për ‘Indeksimin e pagave’

Qëllimi i projektligjit është vendosja e rregullave në nivel ligji për të garantuar rritjen e pagës kur ekonomia ka rritje pozitive.

Përmes këtij projektligji, gjithashtu synohet mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve

Sipas treguesve te mësipërm, referuar të dhënave zyrtare, vendi ka patur rritje ekonomike, e megjithatë pagat nuk janë rritur.

Madje pagat as nuk janë indeksuar për nivelin e inflacionit.

Rritja galopante e çmimeve ne veçanti për vitin 2022 ka krijuar një situate te rende ekonomike dhe sociale për punonjësit.

Gjithashtu paga baze minimale mujore shërben si page referuese ne shkalle vendi. Rritja dhe indeksimi i pagës minimale është e nevojshme te përfshihet ne këtë ligj për arsye te përfitimit nga rritja ekonomike dhe mbrojtjes nga rritja e çmimeve të pagës dhe për punonjësit e sektorit privat.

Rritja reale dhe indeksimi i pagave ka efekte pozitive ekonomike dhe sociale, si:

Rritja e pagës reale bën përfitues te drejtpërdrejtë punonjësit te rritjes reale te ekonomisë duke mundësuar rritjen e tyre te mirëqenies;

Indeksimi i pagës mbron punonjësit nga rritja e çmimeve dhe nuk lejon uljen reale te pagës dhe si rrjedhim te fuqisë te tyre blerëse;

Rritja e pagës nxit rritjen e konsumit dhe ndikon pozitivisht ne rritjen ekonomike;

Rritja e pagës mundëson rritjen e te ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore duke mundësuar përmirësimin e bilancit.

Kuvendi duhet ta shqyrtoje menjëherë dhe ta votoje me unanimitet këtë Projektligj kaq te rëndësishëm, qe mbron qytetaret nga varfërimi i vazhdueshëm qe i bën te braktisin vendin duke shpopulluar Shqipërinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME