Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVasili: Rama ulërin i trembur, do SPAK-un me regji

Vasili: Rama ulërin i trembur, do SPAK-un me regji

Nga Petrit Vasili:

Rama ulerin i trembur se do patjeter SPAK-un me Regji, qe nuk e ndeshkon dhe jo SPAK-un e ligjit!

Rama dhunshem po kerkon qe SPAK-u te veproje me urdher te tij, te hetoje me urdher te tij dhe te denoje sipas hallit te tij.

Rama deklaronte ne 14 korrik 2016 ne takim me studente te juridikut dhe magjistratures:

“…e kam thënë që, nëse duam të bëjmë një reformë në drejtësi që është reformë reale, ne të gjithë, që jemi në politikë duhet të bëjmë një hap mbrapa e t’jua lëmë njerëzve të sistemit”.

Sot po ky Ramë hipokrit dhe i kapur keqas
kercenon hapur dhe i jep urdhera SPAK-ut.
Po ku shkuan deklaratat e tij?

Perkundrazi gjithshka konstatonte Elez Biberaj, kohe me pare, po vertetohet pike per pike.

Biberaj shprehej shume qarte se:

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje se Reformat e Drejtësisë janë dëmtuar nga korrupsioni i përhapur”.

“vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i paralizuar.

“Rama është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën”, thoshte Biberaj.

Perfunduan pra ne kosh garancite e famshme te nderkombetareve per nje Reforme ne drejtesi gjoja te cliruar nga politika dhe te pavarur, qe i bindej vetem e vetem ligjit, sepse ne realitet kapja dhe nepotizmi rilindas ulerijne ne mes te dites.

Reforma ne Drejtesi polli vetem nje Drejtesi me Regji.

Deshtimi i drejtesise do zgjidhje jo propagande!

Asnje nuk e ha me propaganden e drejtesise shqiptare, qe pritet te behet nje mrekulli boterore sepse deshtimi flet vete.

Asnje nga dashnoret e te ashtuquajtures reforme ne drejtesi nuk guxon sot as tju ktheje pergjigje fakteve reale te gjendjes katastrofike dhe kolapsit ku ka rene aktualisht sistemi i drejtesise.

Ja Faktet:

🟥Drejtesia me regji nuk vepron edhe kur falsifikohen dokumentat shteterore nga Kuvendi i Shqiperise perpara Gjykates Kushtetuese kundra Kreut te Shtetit.

🟥Drejtesia me regji nuk vepron per Inceneratoret, Teatrin Kombetar, Becchetin,Aferen e energjise,Koncesionet, Tenderat sekrete, Portin e Durresit e dhjetra ceshtje teper te renda.

🟥KED u bllokua qellimisht për një kohë shume të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja.

🟥Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.

🟥Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.

🟥Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar, që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.

🟥Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg ka denuar Shqiperine me gjobe deri ne 5 mije euro qeverine shqiptare per vonesat disavjecare ne gjykim te nje ceshtjeje.

🟥Jane dhjetra mijra çeshtje dhe ka mjaft prej tyre qe kane me shume se 5 vjet, qe presin dhe ky precedent i Strasburgut mund te shkaktoje nje denim me dhjetra milion euro.

🟥Në pesë vitet e fundit, volumi i punës ne gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.

🟥Asnjë Strategji nuk ekziston për të zgjidhur kolapsin total të Sistemit Gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike.

🟥Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.

🟥Nepotizmi politik rilindas me vellezer e motra e kusherinj te ministrave ne emerimet e anetare te Komisioneve te Vetingut eshte fakt dhe shkak per mosbesimin ndaj vleresimeve te tij.

🟥Vetingu u katandis në një Inspektoriat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit, që shprehej:
“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet.

🟥Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos pasur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

🟥Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

🟥Edhe sot Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë edhe sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.

🟥Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi1 të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.
Ky eshte realiteti shume i hidhur i “Drejtesise se Re”.

Kushdo, qe perpiqet ta mohoje dhe ta fshehe, i ben sherbim antiligjit dhe shkaterrimit perfundimtar te shtetit ligjor dhe destabilizimit shume te rende politiko shoqeror ne Shqiperi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME