Mallakastër – Banorët e fshatit Gjerbës në Mallakstër: Çakulli elektoral shtrohet deri tek porta e shtëpisë së socialistëve, tek demokratët nuk u shtrohet as rruga
Edhe pse votimet kanë mbi dy javë që kanë përfunduar ndërmarrja e shërbimeve e bashkisë Mallakastër vijon shtrimin e rrugëve në lagjet e fshatrave të kësaj bashkie. Kjo situatë po vazhdon edhe në fshatin Gjerbës të njësisë administrative Aranitas.
Banorët e fshatit pohojnë se rrugët po shtrohen pas votimeve, por me preferenca partiake. Aty ku kanë votuesit e tyre u shtrojnë rrugën deri tek porta e shtëpisë, dhe e kundërta, me ata që kanë votuar demokratët, nuk u shtrohet as rruga, ka pohuar banori i fshatit Shkëlqim Murataj
Banorët pohojnë se i paguajnë taksat njësojë por shërbimi nuk u afrohet njësojë nga bashkia. Në fshat nuk ka as ujë të pijshëm dhe as shërbim shëndetësor. Po u sëmure njeri do vdes rrugës, ka pohuar i moshuari që quhet Rushan apo e moshuara Selime Liçaj
Të kontaktuar bashkia e Mallakastrës kanë pohuar se ndërmarrja e shërbimeve ka një plan pune të miratuar që në fillim të vitit dhe e zbaton me përpikmëri. Po shtrohet me çakull cdo rrugicë e cdo lagje e cdo fshati që është nën juridiksionin e bashkisë Mallakastër. Më habit ky veprim i disa banorëve për faktin se u shtron çdo rrugë lagje dhe thonë që tu shtrojmë edhe avllitë e shtëpive, përfundoi burimi i informscionit nga bashkia e Mallakadtërs.
Fshati Gjerbës dikur ka pasur rreth 280 familje në 13 lagje , ndërsa sot për shkak të ktyre kushteve nuk kanë mbetur as 45 prej tyre.