AKTUALITET

Vdekja e të moshuarës, dy drejtuese nën hetim

Gjirokastër – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetaset: Doriana Demo , 50 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me detyrë Drejtoreshë e Shtëpisë së të Moshuarëve Gjirokastër dhe Dh. Zh., 52 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me detyrë kryekujdestare në këtë institucion.

Veprimet procedurale u kryen pasi nga hetimet e kryera për rastin e ndodhur më 04.03.2026, në Shtëpinë e të Moshuarëve, ku dyshohej se ra aksidentalisht nga tarraca, shtetasja Sh. Z., 72 vjeçe, e cila humbi jetën më datë 04.03.2026, gjatë transportimit në Spitalin e Truamës, rezultoi se kjo shtetase ishte vetëhedhur nga tarraca.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë infermier në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pasi nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese që 72-vjeçarja kishte humbur jetën edhe pse kishte dijeni se për rastin kishin nisur hetimet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button