Saturday, November 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVdiq nga dhuna e grabitësve/ Familjarët: Kërkojmë drejtësi, hera e dytë që...

Vdiq nga dhuna e grabitësve/ Familjarët: Kërkojmë drejtësi, hera e dytë që grabitet (foto e vidio)

Mallakastër – Familjarët e 89-vjeçarit që humbi jetën pas dhunës së grabitësve që hynë për ta vjedhur në banesë, deklarojnë se kjo nuk është hera e parë që i moshuari bie pre e grabitjes.

Nipi i Çaush Shehajt, që mbeti viktimë, tha se daja i tij jetonte me gruan e moshuar në banesë dhe se 4 fëmijët i kishte emigrantë në Greqi.

Kjo është hera e dytë që grabitet pasi një herë më parë ka nsodhur 8 muaj më parë.

Shehaj ka qënë magazinjer dhe dyqanxhiu i fshatit dhe mbante ne banesë kasafortën dhe grabitësit kanë menduar se aty ka pasur sasi të madhe lekësh meqënëse ka dhe 4 fëmijë në emigracion

Ai kërkoi drejtësi.

Jam djali i motrës. Është rasti i dytë i grabitjes. Është i njëjti person që ka bërë të njëjtën gjë.

Ka shkuar një herë policia, i ka marrë ato shenjat e gishtave dhe s’u bë gjë radhën e parë. I morën çiften dhe vajtën i bënë këtë që i bën dhe sot humbi jetën nga plagët.

Ai jetonte bashkë me gruan, por është e sëmur. Ka fëmijë, por janë emigrant në Greqi, ka dy djem dy vajza. Ne duam drejtësi, shteti të vërë dorë!’, tha nipi i viktimës

Shikoni dhe dëshmitë e tjera të familjarëve të viktimës

89-vjecari Çaush Shehaj, i cili ra pre e grabitjes me arme ne banesën e tij, ka ndërruar jetë. Ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga dhuna që kanë ushtruar ndaj tij dy grabitësit, Ervis Halimi dhe Musa Gudo. Mësohet se autorët e dyshuar, nën kërcënimin e armës kanë grabitur vetëm 50 mijë lekë nga shtëpia e Shehaj-t. Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme në banesën e të moshuarit në Mallakastër, të cilin edhe e dhunuan fizikisht.

I moshuari pas ngjarjes, është dërguar në spital. Ervis Halimi dhe Musa Gudo janë arrestuar nga policia ditën e sotme. Në gjendje të lirë është proceduar një i mitur, 16-vjeçari F.Ç për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Mallakastër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e datës 19.11.2022, në fshatin Klos, Mallakastër, ku shtetasit E. H. dhe M. G. (të arrestuar nga Policia, disa orë pas ngjarjes), nën kërcënimin e armës dhe dhunës, i morën një shumë parash shtetasit Ç. Sh., 89 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë paraditen e sotme, sqarojmë se:

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe vepra penale është riklasifikuar “Vjedhja me pasojë vdekjen” parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Gjithashtu, sqarojmë se edhe për vjedhjen e ndodhur më datë 18 mars 2021, në banesën e shtetasit Ç. Sh., Policia e Mallakastrës, pas denoncimit të bërë nga shtetasi Ç. Sh., ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 20 mars 2021, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME