Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e e të enjtes në fshatin Hot i Ri në Bashkinë Shkodër. Një 33 vjeçar, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri rreth orës 21.48.
Viktima, Valter Fierza u gjet i pajetë jashtë makinës së tij në rrugën pranë Kishës së fshatit. Ka qenë i vëllai i cili ka gjetur viktimën dhe ka njoftuar policinë.
Dyshimi kryesor është se shkak i vrasjes së Valter Fierzës të ketë qenë një konflikt i çastit në lokalin në qendër të fshatit Hot i Ri ku dhe banonte. Forca të shumta policie dhe FNSh kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punë për identifikimin e autorit/ve
Dyshohet se në lokalin e fshatit, viktima ka qenë së bashku me të vëllanë, i cili pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë rreth ngjarjes dhe personat me të cilin mund të jenë konfliktuar.
33 vjeçari i cili u ekzekutua me pistoletë mbrëmjen e të enjtes nuk rezulton person me precedentë penal.