Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVëllai vret vëllanë dhe kunatën, shkak prona (foto)

Vëllai vret vëllanë dhe kunatën, shkak prona (foto)

Tiranë – Pa kaluar 24 orë nga ngjarja në Lezhë, një tjetër vrasje e dyfishtë është shënuar, këtë herë në Tiranë. Debati për pronën i ka marrë jetën një çifti, burrë dhe grua që janë vrarë nga vëllai i viktimës.

Viktimat janë Dritan dhe Nora Muskurti, teksa autor i kësaj ngjarje është zbuluar si Arsen Muskurti, i cili është shpallur në kërkim. Shkak mendohet se ka qenë një konflikt për pronën. Uniforma blu vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të kësaj tragjedie.

Autori i vrasjes dyfishtë në Tiranë

Muaji gusht po mbyllet me një rekord të zi të vrasjeve, ku shumica prej tyre janë me motive banale. Jo më pak se para 24 orësh, babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre dhe shkak thuhet se kanë qenë debatet për punë lekësh.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME