Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVeprimet e policisë Fier në 24 orët e fundit

Veprimet e policisë Fier në 24 orët e fundit

Fier – Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasen D. M., 21 vjeçe, banuese në fshatin Fier Shegan, pasi ka përndjekur bashkëjetuesin e saj dhe ka ushtruar dhunë ndaj mamasë së tij.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

•D. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

•2 shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi kanë goditur me grushte një bashkëmoshatar të tyre, për motive të dobëta.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  • F. B., 67 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr pranë hekurudhës në lagjen “Sheq i Madh”, duke rrezikuar banesat përrreth;
  • ⁠E. N., 42 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe, pasi ka kanosur një shtetas 41 vjeç, për motive të dobëta.

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. R., 23 vjeç, banues në Roskovec, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. I. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë shtetasi G. I. dhe një pasagjer.

Në komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasja N. A., 42 vjeçe, banuese në Patos, e cila kallëzoi se gjatë natës, shtetas të paidentifikuar i kanë vjedhur në banesë, një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 36 vjeç, banues në Patos, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i është afruar bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasja F. G., 51 vjeçe, e cila pretendon se për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal Lushnjë, nga mjekja e spitalit, shtetasja E. N., 39 vjeçe, ka humbur jetën bashkëshorti i 51-vjeçares.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME