Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORENarkopazari Rama-SPAK, shkëmbim mandatesh 9 vjeçare me mandate zgjedhjesh të vjedhura!

Narkopazari Rama-SPAK, shkëmbim mandatesh 9 vjeçare me mandate zgjedhjesh të vjedhura!

Nga Petrit Vasili – Reforma ne drejtesi apo realisht Ramaforma eshte sot hapur nje narkopazar thene thjesht:
“nje shkembim mandatesh”.

Eshte nje super pazar mafioz, shkembim mandatesh ne funksion te narkokontrollit te pushtetit dhe drejtesise nga Edi Rama.

Ramaforma apo “shkembimi i mandateve” lindi me zgjedhjen antikushtetuese teresisht mafioze me 69 vota nga 84, qe kerkonte Kushtetuta, te Prokurores se Pergjithshme Arta Marku permes te ciles u hap autostrada e kapjes se Keshillit te Larte te Prokurorise dhe SPAK, te cileve ju dhuruan mandatet me qellimin e vetem kapjen e tyre nga Rama dhe garantimin e pandeshkueshmerise se tij.

SPAK duke përlarë keto mandate 9 vjeçare duhej ti kthente detyrimisht Rames pjesen e dyte te pazarit, qe ishin mandatet politike ne zgjedhje parlamentare dhe lokale.

Dhe SPAK hapur dhunoi Kushtetuten e Ligjin dhe nuk veproi kurrë perpara zgjedhjeve ndaj dosjve perveluese te krimeve zgjedhore si dhe ndaj korrupsionit te vete Rames, ne menyre qe ai te mos pengohej qe rrembente pa u ndeshkuar mandatin si Kryeminister dhe si dhe te grabiste te gjithe pushtetin lokal.

Eshte fakt asgjesues qe te gjitha denoncimet tronditese te opozites duke filluar nga inceneratoret dhe krimet zgjedhore te Rames si dosja 184, dosja 339 apo Metamorfoza etj, te cilat u dorezuan ne SPAK perpara zgjedhjeve, nuk u preken me dore deri ne mbarimin e zgjedhjeve.

Edhe hetimi i tyre gjysmak, qesharak selektiv dhe i degraduar filloi shume kohe më pas mbarimit te zgjedhjeve ne menyre qe keto hetime te mos i krijonin asnje lloj problemi dhe rrezik Rames per fitimin e zgjedhjeve.

Tani historia perseritet serish.

Dumani i SPAK-ut ka kerkuar mbrapsht pazarin dhe zgjatjen e mandateve te SPAK-ut me nente vjet te tjera, me sebepin me qesharak ne bote se prokuroret e SPAK bien ne dashuri me dosjet dhe nuk ndahen dot, pra u dashkan dy mandate pra 18 vjet qe t’i mbarojne keto dosje sepse 9 vjet nuk u mjaftojne.

Po te ishte vetem nje gram perfaqesues korrekt i ligjit Dumani nuk do te guxonte kurre te bente nje kerkese te tille sepse Kushtetuta dhe Ligji flasin shume qarte dhe Reforma ne Drejtesi u krye per ti dhene fund mandateve te perjetshme, qe korruptojne dhe kalbin drejtesine.

Por kurajua per kete kerkese vjen sepse kete e dikton super pazari i shkembimit te mandateve i vendosur dhe zbatuar qe me pare.

Kurajua vjen se Ramaforma i garanton Dumanit qe vendimet merren “afermenç sic i kerkon ai”, pra qe te godase e veproje me regji dhe pa ndeshkuar kurre Ramen, megjithë malin e pergjegjesive korruptive kriminale, qe rendojne mbi të dhe qeverine e tij.

Pasi SPAK bllokoi dosjet e korrupsionit, mbylli syte, taposi veshet per krimet masive zgjedhore per zgjedhjet parlamentare te 25 qershorit 2021 dhe zgjedhjet lokale te 14 majit 2023, tani kerkon ne shkembim mandate 9 vjeçare shtesë..

Pra shkembimi i mandateve vazhdon: mandate politike zgjedhore per Ramen dhe mandate 9 vjecare per Dumanet e SPAK.

Rezultati final i supet pazarit te shkembimit te mandateve eshte: lulezimi i korrupsionit, i narkoshtetit, i narkodrejtesise dhe i pandeshkueshmeria se Rames e bandes se tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME