Vijon beteja/ Becchetti na bllokon 135 milionë, Rama i nxjerr në shitje pasuritë

Paratë e Albcontrol të ngrira në Bruksel, pronat e hidocentralit te Kalivaçit në ankand
Ndonëse Edi Rama ishte zotëruar publikisht se Francesco Becchetti do të marrë “Noc rrokun” duket se biznesmeni kontrovers italian ka bllokuar deri më sot 135 milionë euro nga paratë e shqiptarëve. Që kur një gjykatë e Brukselit vendosi që të pengojë Albcontrol-in të tërheqë paratë që i takonin nga uljet dhe ngritjet e avionëve në vendin tonë, si pasojë e borxhit që Shqipëria i kishte ish bosit të Agon Channel, kjo kompani publike po kalon në kolaps. Sipas një dokumenti të zbuluar nga media ekonomike Monitor, Albcontrol është detyruar të marrë kredi për të vijuar mbijetesën e saj.
Po cili ka qenë reagimi i shtetit shqiptar për gjyqin e arbitrazhit të humbur ndaj Becchettit në GJykatën e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarveshjeve të Invesimeve (ICSID)?
Ditët e fundit agjensia e pronave të sekuestruara ka nxjerrë në ankand makineritë dhe pajisjet e kompanisë së hidocentralit “Kalivaçi Green Energy”, e cila iu konfiskua sipërmarrësit italian Faksimilja poshte). Ndonëse vlera e kësaj prone-, si njërës prej katër kompanive të Becchhttit, të cilat iu kaluan në pronësi Shtetit, pasi gjykatat shqiptare vendosën ta dënonin biznesmenin italian për “pastrim parash”- është shumë më e madhe ajo po del në shitje për 150 mijë euro. “Vlera e tyre është ulur ndjeshëm për shkak të amortizimit” thuhet në njoftimin zyrtar.

Në fakt, kjo përpjekje për ti’u shmangur dënimit që Shqipëria ka marrë si pasojë e sjelljes arrogante dhe jo ligjore të udhëheqësve të saj, duke e dëmtuar arkën e shtetit jo vetëm me penalitetin por edhe me kamatë vonesat që rjedhin prej mospagimit të tij, vjen vetem si pasojë e kreneçësisë së kreministrit që ka urdhëruar të mospaguaj duke mos njohur gafën e tij.
Për vite me radhë që kur plasi skandali Becchetti, Edi Rama është ngërthyer në një spirale mashtrimesh dhe alibish.
Në qershor 2015, pas sekuestrimit të televizionit Agon Channel dhe aktiviteteve të tjera të biznesmetnit italian, kryeministri bëri deklarata tejet të forta paragjykuese. Ai tha se të ardhurat që financonin këtë ekran ishin “para të zeza”. Po këtë muaj, në një intervistë për Vision Plus, Rama i përforcoi akuzat e tij duke deklaruar se e konsideron “një sukses ndërmarrjen e një veprimtarie hetimore, kundër krimit ekonomik” dhe se media e Becchetit, Agon Channel “është financuar nga aktivitet ekonomik kriminal”. “Nuk është hetuar media këtu, nuk është goditur Agon Channel është goditur burimi i financimit tejet i dyshimtë si krim ekonomik” përforcoi ai në një intervistë tek “5 pyetje nga Babaramo”.
Por të gjitha këto akuza ranë njëra pas tjetrës.
Fillimisht drejtësia shqiptare kërkoi ekstradimin e Francesco Becchettit dhe njoftoi për të Interpolin. Por ai e fitoi gjyqin dhe pala shqiptare nuk u paraqit. Atë e akuzuan për fshehje të origjinës së parave, por ai nxori dokumentin se Agon Channel qe financuar me paratë e ligjshme të fituara në një proces gjyqësor 400 milionësh kundër Deutche Bank.
Më tej, i gjendur në vështirësi në emisionin “Opinion” kryeministri deklaroi se hetimet ishin bërë në bashkëpunim me palën italiane. Vetëm më vonë, e pyetur nga gazetarët shqiptarë, ambasada e këtij vendi në Tiranë, mohoi duke thënë se ai ishte një hetim ekskluzivisht shqiptar.
Pra me radhë edhe burimi i parave të pista edhe dëshira për të rikthyer Becchettin me pranga në Tiranë edhe mashtrimi se investigimi qe italo shqiptar, u rrëzuan dorë pas dore. Më në fund në 24 prill 2019, kur Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) pranë Bankës Botërore, arriti në përfundimin se qeveria shqiptare, me vendimet e saj, ka shkatërruar investimet e bëra nga Becchetti dhe ortakët e tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni Agon Channel.
Ky dëm me kosto mbi 110 milionë euro u konfirmua edhe në apelin e arbitrazhit të (ICSID) në prill 2023. Diçka më shumë sesa një vit më pas në vendimin e datës 17 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë Frëngjishtfolëse të Brukselit konfirmoi se vendimi duhet të zbatohej menjëherë dhe vendosi se Eurocontrol, që mban fonde për Republikën e Shqipërisë, ka detyrim ligjor për të transferuar fondet e ngrira për përmbaruesin e Becchettit.
Kjo shumë që vijon të shtohet si pasojë e kamat vonesave atëhere ishte rreth 130 milionë euro. Janë pikërisht këo para që i mungojnë sot Albcontrollit dhe për të cilat qeveria shqiptare po kundërpërgjigjet duke nxjerë në shitje paisjet me vlerë 150 mijë euro të hidocentrali të sekuestruar të Kalivaçit.












