Monday, September 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVijon zjarri në qendrën tregtare, skuadrat zjarrfikëse të Tiranës nisen drejt Lushnjes

Vijon zjarri në qendrën tregtare, skuadrat zjarrfikëse të Tiranës nisen drejt Lushnjes

I gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës është nisur drejt Lushnjes, për t’u ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse atje në shuarjen e zjarrit të madh që ka përfshirë katet e para që shërbejnë si qendër tregtare, të një godine 12-katëshe.

Deri më tani nuk dihen numri i saktë i personave që janë evakuuar, ndërsa dyshohet se në banesa mund të ketë persona që kanë mbetur të bllokuar ose të asfiksuar nga tymi.

Dyshohet se fillimisht zjarri ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në këtë qendër, e cila ka qenë e mbyllur. Më pas flakët janë përhapur në të gjithë qendrën, që sot më shumë se ditët e tjera, për shkak të festave, ka qenë e mbipopulluar.

Ndërkohë disa persona janë transportuar në spital, me shenja asfiksimi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME