Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETViti 2050, gjysma e popullsisë së botës do të jetë miope

Viti 2050, gjysma e popullsisë së botës do të jetë miope

Miopia është defekti më i zakonshëm i shikimit në botë dhe gjithnjë e më shumë njerëz pritet të vuajnë nga ajo. Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë deri në vitin 2050 kjo patologji do të prekë 50% të popullsisë në mbarë botën.

Miopia mund të korrigjohet në shumicën e rasteve. Përveç lenteve dhe teknologjisë së përhapur të lazerit, ekziston një mundësi tjetër: lentet intraokulare. Lentet ICL, Implantable Collamer Lens, e bërë nga një material i butë, i hollë dhe i palosshëm, janë të pozicionuar midis kristalit dhe bebëzës së syrit.

Sipas mjekëve një operacion i shkurtër që zgjat veç disa minuta nën anestezi lokale është i mjaftueshëm për të implantuar ICL-të dhe për të rifituar menjëherë shikimin. Efekti është praktikisht i menjëhershëm dhe periudha e rikuperimit pas operacionit është shumë e shkurtër, duke i lejuar pacientët të kthehen shpejt në aktivitetet e tyre të përditshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME