Vizita e Ramës te dasma e Sorosit/ Berisha: Aty do gjejë aferën McGonigal të hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp u shpreh se Kryeministri Edi Rama është i “gozhduar” nga afera McGonigal dhe se çdo ditë përballja me këtë çështje do të thellohet. Kreydemokrati u shpreh gjithashtu se përpjekjet e Ramës për ta shmangur përgjegjësinë janë të kota, pasi dosja nuk do të mbyllet kurrë.
“Edi Rama është i gozhduar dhe çdo ditë do gozhdohet më shumë. Domethënë, lagimi i tij i përkohshëm, por atje shkon dhe atje gjen një zjarr të ndezur. Gjen aferën McGonigal të hapur, në një kohë kur ky është personazh kryesor në atë aferë. Dhe i them, mos u lodh se çfdaërdo përpjekje që të bësh, ajo dosje nuk mbyllet kurrë.
Ajo mbyllet vetëm pasi ti të shkosh te McGonigal. Rruga e vetme e mbylljes është ndarja e krimit dhe përgjegjësisë për krimin me McGonigal,” tha Berisha.