Fier – Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant balla i cili njëkohësishtë është edhe drejtuesi politik i PS për qarkun Fier në një deklaratë për median pas takimit që pati në selinë e kësaj partie në Fier, ka folur për detyrat e reja për PS të vitit që sapo ka hyrë për punën që duhet bërë për përzgjedhjen e figurave të reja për këshillat bashkiak.
I pyetur nga ALB365 se : Ish-shefes se kabinetit te zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj iu vodhen te pakten 120 mije euro ne banese, apo 500 ne total….a jane keto standardet e pasurise se nje zyrtari te atij niveli ne qeverisjen tuaj?. balla u përgjigj në thelb se, Unë dhe Rama e kemi thene dhe e moren si te pa rendesishme, por drejtesia duhet te beje punen e vet, te pastroje llumin.
Ndiqni vidion
Balla foli per figurat e reja qe do perzgjidhen per keshilla bashkiak, sondazhet qe po kryen per nxjerrjen e emrave qe do kandidojne per kryebashkiak si dhe po shikohen ata kryebashkë qe kane punuar me mire e me shume.
Balla u përgjigj edhe pyetjes në lidhje me ankesan e banorëve të Topojës të cilët kërkojnë marrjen e masave nga Bashkia dhe Qeveria për ngritjen e pritave pasi deti po merr shumë tokë në bregdet për shkak të erozionit./ ALB365/Xhemil Beharaj