SHBA nuk ndalon në denoncimin dhe shpalljen nongrata të politikanëve që merren me korrupsion apo me lidhje me krimin.
Deri tani janë marrë kryesisht me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërkohë burime të besuara tregojnë se në listë për nongrata janë edhe dy pronarë mediash në Shqipëri dhe një në Kosovë.
Mësohet se SHBA do të jetë e vendosur në pastrimin e politikës sepse kanë interesa afatgjata strategjike në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por duke ditur se media vitet e fundit ka dalë jashtë funksionit si pushtet i katërt sepse është kthyer në pistë pastrimi parash dhe në shtim të pasurive të pronarëve, amerikanët nuk të falin.
Vjeshta do të tregojë dy emrat nga pronarët e mediave shqiptare.