Ndodhemi zyrtarisht në sezonin e vjeshtës. Ditët po bëhen më të freskëta, gjethet po ndryshojnë ngjyrat dhe është koha për të nxjerrë të gjitha rrobat komode. Por me kaq shumë tendenca të reja që dalin çdo sezon, cilat ia vlen të investoni? Këtu janë gjërat e domosdoshme të veshjeve të vjeshtës.
1.Xhaketat
Xhaketat janë ideale për vjeshtë. Mund të kombinohen në disa verisione dhe jane një must have për këtë stinë. Ngjyrat neutrale nuk dalin kurrë nga moda.
2.Pantallonat
Një nga gjërat më të mira për pantallonat është se janë të gjithanshme. Mund t’i kombinoni me atlete me platformë të bardhë për një pamje më casual ose mund t’i vishni dhe me një xhaketë sportive për punë.
3.Pulovër
Gjithmonë ka një vend për një pulovër të re për stinën e vjeshtës. Duke qënë se mëngjesi dhe darka janë të freskëtadhe paraditja disi më e ngrohtë, pulovrat jane një must have. Mund të kombinohen me funde, fustane, xhinse, fund-pantallone apo edhe me xhinse.
4.Këmisha e bardhë
Këmisha e bardhë është gjithnjë në modë. Mund të kombinohen lehtësisht dhe shumë praktike. Këmisha e bardhë disi oversized mund të vishen edhe me një stil sportiv.
5.Loafers
Çdo gardërobë vjeshte ka nevojë për një palë loafers klasike,! Jo vetëm që janë super në modë këtë sezon, por janë shumë komode! Plus, duke qenë se ato janë një nga artikujt e rinj këtë vjeshtë, mund t’i gjeni pothuajse kudo dhe me çdo buxhet!