Ngrënia e lëkurës së portokallit është krejtësisht e shëndetshme dhe e sigurt por duke qenë mjaft e hidhur, nuk është lloji i ushqimit që do të dëshironit të hani në sasi të mëdha.
Ka disa fakte rreth vlerave ushqyese që lëkura përmban.
Lënda ushqyese kryesore e lëkurës së portokallit është vitamina C. Lëkura përmban gjithashtu lëndë të tjera ushqyese si bakri, kaliumi, kalciumi, sasi të vogla magnezi dhe vitaminat B1, B5 dhe B6.
Edhe pse nuk ka gjasa të merrni sasi të konsiderueshme të magnezit ose fosforit nga ngrënia e lëkurës së portokallit, ju mund të merrni sasi të mjaftueshme të kaliumit dhe kalciumit.
Kaliumi është i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular dhe së bashku me kalciumin janë gjithashtu i nevojshëm për shëndetin e kockave. Nëse preferoni ju mund të copëtoni lëkurën e portokallit dhe ta përdorni për t’i dhënë shije çajrave, ujit dhe pijeve të ndryshme.