Këtë të hënë, ekipi i vajzave të Vllaznisë fitoi për të 10-in vit radhazi kampionatin e futbollit. Ky sezon ishte me më shumë rivalitet pasi titulli u vendos në javën e fundit në ndeshjen direkte me Tiranën.
Shkodranët fituan 3-0, duke treguar forcë në fushën e lojës. Vajzat kuqeblu e mbyllën kampionatin me 54 pikë me 18 fitore radhazi dhe 127 gola të shënuar, dhe vetëm 1 të pësuar.
Këtë sezon Tirana ka qenë rivale e fortë duke humbur vetëm dy herë, pikërisht në përballjet me Vllazninë.