SPORT

Vllaznia rikthehet te fitorja, mund Teutën

Vllaznia është riktheyer te fitorja në kampionat. Shkodranët triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Teutës në transfertë, në sfidën e javës së 23-të.

Pas vetëm 2 minutave lojë, Mala zhbllokoi sfidën, ndërsa Balaj dyfishoi shifrat në minutën e 23-të.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol për Vllazninë. Kevin Dodaj realizoi një “perlë” në minutën e 47-të, për të dërguar shifrat në 3-0. Golin e vetëm për Teutën e shënoi Mario beshiraj në minutën e 60-të.

Vllaznia renditet e dyta me 40 pikë, 2 pikë më pak se Egnatia kryesuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button